
Murati dhe Ola u përshtatën shumë shpejt me njëri-tjetrin, aq sa djali nga Turqia harroi menjëherë Sindin, me të cilën pati disa takime në “Për’puthen”. Madje sot, në takimin e tretë me Olën, Murati bëri një deklaratë shumë të fortë. Gjatë takimit ai i tha Olës se deklarohet vetëm për të në emision. Teksa ishin duke u përkëdhelur dhe prekur me njëri-tjetrin, Murati bëri këtë deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë.
Më pas në emision ai tha se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit. Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muratin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër, emrin e të cilit premtoi se do e tregojë të premten.
“Unë do dal dhe me një djalë tjetër. Nuk jam e pasigurt, por dua ti tregoj Muratit një anë tjetër të timen. Mund të dal me një mashkull tjetër, por mund dhe mos të dalë, mbetet për t’u parë”, tha Ola.
Murati e pranoi këtë gjë, duke u shprehur se kjo është e drejta e Olës dhe se ai ka dëshirë ta shikojë se si do të veprojë.