
Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku nuk ju shpëtoi pyetjeve të të vegjëlve.
Dikush prej tyre nuk ja kurseu pyetjen për nusen e ardhshme, duke qenë se prindërit i kanë vënë kusht që brenda një viti të martohet. Reperi u shpreh se ai do të marrë kohën e tij për të gjetur njeriun e jetës, por nuk nguroi të pranonte se dikush ja ka rrëmbyer zemrën.
Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, tha reperi teksa shtoi se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.
Gjithashtu ai tha se nuk preferon të flasë shumë për jetën e tij private, sepse gjërat më të shtrenjta preferon t’i mbajë vetëm për vete.