
Mund të cilësohet këngëtari i karrierës, sepse një jetë të tërë ia ka kushtuar muzikës,duke qenë edhe profesor i saj.Një ndër artistët më të dashur të muzikës popullore Mahmut Ferati që njihet për projektet e tij të shumta dhe të suksesshme disa ditë më parë ka festuar 40 vjetorin e karrierës së tij dhe njëkohësisht ditëlindjen e tij të 60-të.
Këngëtari nga Tetova në këtë ditë të veçantë ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.
Gjithashtu ai ka mbajtur koncert special që është shfaqur në RTK dhe ka pasur të ftuar kolegë të njohur të muzikës popullore si Shyhrete Behluli,Shaqir Cervadiku,Milazim Mezini dhe Vjollca Selimi.
Koncertin e plotë mund ta gjeni më poshtë,shikim dhe dëgjim të këndshëm.