
Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe.
Ditën e djeshme çifti i famshëm kanë ndarë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat. Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik.
Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

Madje Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram pas një periudhe shumë të gjatë.