
Para dy ditësh çifti i famshëm ndanë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto të përbashkët dhe kanë zbuluar surprizën e madhe për fansat. Në imazhet e publikuara Loredana shfaqet shumë sensuale, teksa pozon “topless” para Mozzik. Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe të dy kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.

Në këtë postim, vihet re se një prej ndjekësve të Loredanës i ka shkruar në koment “Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, duke iu referuar kështu një prej këngëve të saj.
Nga ana tjetër reperja nga Ferizaj i ka mbyllur gojën ndjekësit duke shkruar: “Jam zhveshur për Mozzikun, bukurosh”.
