Dua Lipa sulmohet pasi që mbështeti palestinezët

Dua Lipa, ashtu si shumë personazhe të famshëm në mbarë botën, i ka dalë në mbrojtje qytetarëve palestinezë, pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e Izraelit. Por këto postime të saj që në thelb kanë si qëllim mbrojtjen e të drejtave të njerëzve nuk janë pritur mirë nga të gjithë, sidomos nga pala izraelite. Madje këto postime të artistes kanë prekur edhe prestigjozen “New York Times”, që ka dalë kundër Duas.

Në një reklamë nga Rrjeti i Vlerave Botërore publikuar nga “NYT”, Dua Lipa, Bella dhe Gigi Hadid, cilësohen si vajza me ndikim shumë të madh, që kanë përçmuar shtetin hebre dhe kanë akuzuar pa të drejtë Izraelin për spastrim etnik.

Për shkak të këtyre akuzave, Dua Lipa është detyruar të reagojë dhe të sqarojë të vërtetën në lidhje me qëndrimet e saj.

 “I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në New York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izrealit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin. Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të zhvilluar fushatën e tyre me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, shkruan Dua Lipa në një postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME