
Edhe pse vitet kalojnë, koha duket se ka mbetur në vend për të. Këngëtarja nuk ka ndryshuar aspak që nga dalja e saj e parë dhe vazhdon të mbetet po e njëjta.
Megjithëse vitet nuk e kanë ndryshuar, vetë Leonora ka zgjedhur të eksperiemntojë gjatë karrierës shpesh me look-un e saj.
Por ka diçka që Leonora nuk do ta bënte asnjëherë.
Së fundmi, ajo është shprehur në një intervistë se nuk i pëlqejnë tatuazhet dhe nuk e ka mendur ndonjëherë që të bëjë një të tillë. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë tatuazh, pasi për shijen e saj nuk duken mirë dhe janë të rrezikshëm për shëndetin dhe një ndër arsyet, sipas saj është edhe feja.
“Arsye tjetër pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, ka thënë artistja.