
Pasi bëri një për Poemën dhe një për gjyshin e ndjerë, duket se Ledri Vulës i hynë në qejf tatuazhet. Ndaj, ai vendosi të gdhendë në trupin e tij edhe një tjetër tatuazh, gjithashtu me domethënie si të tjerët.
Kësaj here, reperi zgjodhi të shkruajë në lëkurë titullin e njërës prej këngëve të tij.
“100 probleme” ,e publikuar plot shtatë vite më parë në Youtube. Thjesht sepse “100 probleme sun e ndalin”, siç thotë ai në këtë këngë.
