
Këtë vit Xhensila Myrtezaj nuk ka publikuar ende asnjë projekt muzikor dhe ne po e presim me padurim rikthimin e saj. Këto momente pauze, këngëtarja duket se i ka shfrytëzuar për të bashkuar forcat me disa nga artistët më të mirë shqiptarë. “Prive” bëri të ditur javë më parë se Xhensila do të sillte një bashkëpunim së shpejti me Majk dhe Ghetto Geasy.
Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se kjo këngë është finalizuar dhe është planifikuar që të publikohet gjatë muajve të verës. Mirëpo ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Xhensilës për këtë vit!
Ditën e djeshme ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një tjetër duet. Ajo ka zgjedhur sërish një reper të famshëm për një këngë të re. Bëhet fjalë për Lumi B, i cili ka bashkëpunuar më herët me emra të tjerë shumë të famshëm të muzikës. Dyshja kanë ndarë në rrjete sociale video nga studioja muzikore, ku duket se po regjistrojnë këngën e tyre të re. Në një video që Lumi ka publikuar Xhensila shihet duke kënduar, teksa ai i afrohet ngadalë dhe e tremb.
