Mozzik dhe Loredana reagojnë pas aludimeve për ndarje.

Dy ditë më parë Mozzik i bëri konfuz të gjithë pasi publikoi disa shprehje që në një farë mënyre tregonin se mund t’i kishte dhënë sërish fund lidhjes me Loredanën. Mozzik nuk ju përgjigj urimit të Loredanës për Ditën e Baballarëve dhe i shtoi benzinë zjarrit për ndarje pas publikimit të shprehjeve.

Reperi postoi një sërë fotosh të ndryshme ku edhe në njërën prej tyre shkroi: “Baba beqar”. Ai po ashtu publikoi një shprehje me të cilën bëri që të lindin mjaft dyshime në lidhje me raportin e dyshes.

“Në ditet e sotme duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi ai.

Mirëpo dje dyshja i ka hedhur poshtë këto aludime duke treguar se ata vazhdojnë të jenë të lumtur me njëri-tjetrin. Mozzik dhe Loredana kanë postuar në Instagram një foto të shkëputur nga kënga e re e tyre që do të publikohet më shpejt nga ç’e prisnim. Ata kanë zbuluar se ditën e enjte në orën 23:59 do të publikojnë këngën e tyre më të re “Oh Digga”. Madje në foton e këngës ata shihen të kapur përdore duke treguar se gjithçka po shkon më së miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME