
Dje për herë të parë pas lindjes së vogëlushit, Patrisi ka publikuar një video shumë të ëmbël me djalin. Ai ka postuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke larë Zenin në një vaskë. Patrisi nuk ka ngurruar që këtë moment kaq të bukur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Nuk e dimë se si mund të jenë aktualisht raportet mes Patristit dhe Tunës, por shumë e kanë parë këtë video të Berishës si një shenjë përmirësimi të marrëdhënies.