
Së fundmi, Ledri Vula do të mbante koncert në Helsinki, Finlandë, të cilin i është dashur që ta anulojë pasi reperit iu ndalua hyrja në shtetin finlandez.
Sipas “Prive.al” kjo ndodhi pasi ai tentoi të hynte si shtetas kosovar nga Gjermania, ndërkohë që ajo ende nuk i ka hapur kufijtë me Kosovën. Për të udhëtuar drejt Finlandës duhet që të keni një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19 ose një dokument që tregon se personi është rikuperuar nga COVID-19.