
Historia me Andin ka mbetur e shkuar e harruar për Jasminën. Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, ajo ka zbuluar se është në një lidhje të re. E pyetur më pas nëse i dashuri i saj është një person publik apo jo, ajo është përgjigjur: “Anonim”. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje, por mesa duket partneri i saj nuk është i njohur në botën e televizionit.

Shumë kanë dyshuar se ajo mund të jetë në një marrëdhënie me Alesandron, një tjetër ish-konkurrent i “Për’puthen”, që i ka dedikuar këngë dhe me të cilin Jasmina është shfaqur shumë e afërt këto kohë. Por Jasmina ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë, por vetëm miqësi dhe shumë respekt.
“Nuk ka asgjë përveç respektit dhe dashurisë sime për personin që është dhe më vjen keq që ju nuk njihni as 1% të atij djali se është flori!”, përgjigjet Jasmina.
