Capital T kritikohet për heqjen e kryqit nga videoklipi,ai ka një përgjigjie për të gjithë.

Para 1 jave Capital T publikoi videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por vetëm ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshirë në klipin e tij kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhiruar ky projekt muzikor.

Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolikë të Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt. Madje pati kritika edhe nga fansat e tij të besimit myslimanë, të cilët shprehen se shqiptarët respektojnë çdo fe.

S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.

Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME