
Këngëtarja e njohur Blendona Sylaj dhe këngëtari Bujar Mustafa rreth dy ditë më parë kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellur projektin e tyre më të ri të titulluar “Nuse me dashni” ,me një interpretim të mrekullueshëm nga ana e dy këngëtareve dhe me një videoklip të punuar deri në detaje.
Kënga është pritur mjaftë mirë nga kolegë,miq dhe familjarë dhe ka pasur shumë komente pozitive,që padyshim do të pëlqehet shumë dhe do të jetë njëra ndër hitet e kësaj vere.
Për videoklipin është përkujdesur Urban Graphics,tekstin Edon Sejdiu,muzika dhe orkestrimi nga Besnik Zikolli dhe është publikuar në kanalin zyrtar të Baresha music.
Këngën e plotë mund ta gjeni më poshtë,dëgjim të këndshëm.