
Konflikti mes Dua Lipës dhe Rita Orës mund të jetë duke u shuar, bazuar kjo në një video të postuar nga vetë Rita në “InstaStory”.
Trajneri i artistes ka publikuar një moment ku Rita shihet duke u ushtruar në palestër. Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e ka rrëmbyer kënga që dëgjohet në sfond, ajo e Dua Lipës, “One kiss”. Për më tepër, video është ripostuar edhe nga Rita, e cila nuk mund të mos e ketë vënë re diçka të tillë.
Thuhet se Dua dhe Rita nuk kanë marrëdhënie të mira dhe s’i kemi parë kurrë bashkë.