
Ëndrra e çiftit është bërë realitet, pasi ata po presin fëmijën e tyre të parë. Këtë lajm të bukur na e ka treguar vetë Shpati, teksa ka uruar për ditëlindje partneren e tij.
Në ditën e saj të shënuar, këngëtari dha një tjetër lajm po aq të rëndësishëm për ta.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, mommy to be soon! Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll…
Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”-janë fjalët e këngëtarit.
