
Gazetarja Anduena Llabani ka bërë së fundmi një status të gjatë për dy vëllezërit e njohur Romeo dhe Donald Veshaj, informon voxnews.al
Ajo ka shkruar se aktorët e humorit kanë probleme me drejtësinë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017.
Llabani informon se vëllezërit Veshaj janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim
“Dy vëllezërit Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë. Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”, shkruan gazetarja.
Gazetarja thekson se data e seancës së parë për dy vëllezërit e njohur të ekranit do të jetë pikërisht 27 maji.
Më tej, ajo shkruan se “ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dënimi i cili i ka lënë jashtë qelisë dy aktorët”.
Gjithashtu, Llabani ka publikuar edhe “Nenin 88” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në të thuhet se plagosja e rëndë me dashje dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vite.