
Mund të cilësohet këngëtari i karrierës,sepse një jetë të tërë ia ka kushtuar muzikës,duke qenë profesor i saj dhe duke fituar dashurinë e publikut shqiptarë.Një ndër artistët më të dashur të muzikës popullore Mahmut Ferati që njihet për projektet e tij të shumta dhe të suksesshme sot feston ditëlindjen e tij të 61-të dhe 41 vjetorin e karrierës.
Poashtu gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e tij më të ri që titullohet “Kur do të kthehesh”.
Teksti është shkruar nga Fatmir Muja,orkestrimi nga Wirusi,për videoklipin u përkujdes Studio Tima,muzika nga vet këngëtari Mahmut Ferati dhe u publikua në kanalin zyrtar të Baresha Network.
Këngën e plotë mund ta gjeni më poshtë,shikim dhe dëgjim të këndshëm.
Këngëtarit i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë.