
Këngëtari i njohur, Robert Berisha bëri me dije pak ditë më parë se tashmë është një lidhje. Ai thuhet se është në një romancë me bukuroshen Laureta Maqedonci.
Mirëpo, thuhet se lidhja e re e Robertit ka “krisur” marrëdhënien e tij me Nora Istrefin. Tashmë ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Ende nuk dihet nëse ky veprim i tyre ka lidhje me dashurinë e re të Robertit.
Pak ditë më parë, ishte vetë Roberti ai që tha se tashmë ndihet i lumtur. Gjithashtu,ai tha se prej vitesh i është përkushtuar vajzës dhe karrierës së tij.