
Këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani, është njëri nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.
Në natën e djeshme mori pjesë në koncertin e organizuar nga “Max Travel”, ku e ndezi atmosferën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Nga ekipa e Yll Limanit kanë treguar që numri i pjesëmarrësve për të ndjekur nga afër përformancën e tij ishte mbi 6000.
Në disa pamje të publikuara shihet se qytetarët po argëtohen me hitet e tij, për të cilët sigurisht që kjo do të jetë një natë e paharrueshme.