
Një sherr virtual ka nisur së fundmi mes moderatores Aulona Musta dhe ish-konkurrentes së Për’Puthen, Sindi Loci.
“Shkak” i këtij debati u bë pikërisht performanca e Ronela Hajatit në Eurovision. Aulona Musta ka qenë e ftuar në programin “Open” për të dhënë mendimin e saj lidhur me perfomancën e Ronelës, dhe menjëherë për këtë ka reaguar Sindi.
Ajo shkruan se Aulona nuk ka asnjë lidhje me muzikën, madje e cilëson edhe ‘injorante’.
Ja çfarë shkruan Sindi: “Nuk ja kam idenë se si mund të vendosni në panel PROFESIONISTËT e vërtetë të muzikës me njerëz qe as kanë lidhje me muzikën dhe janë injorantë ashtu siç mund të jem unë në gazetari apo drejtori! Nuk dinë të shpjegojnë pse kënga është tallava, po thonë është riprodhuar në filan studio… Merren me temën, jo po mua më pëlqen, jo po s’më pëlqen, kur po theksohet nga fillimi i emisionit që nuk është çështje shije në momentin që ti merr përgjegjësinë të përfaqësosh VENDIN tënd në një SUPER EVENT. Asgjë personale as me personin që na prezantoi as me njerzit këtu që po e mbrojnë me mish e me shpirt po s’po qullin gjë & Pranoni more njerëz që skeni pikë profesionalizmi dhe korrupsioni është në kulm. Ata që së meritojnë e marrin vendin për të na përfaqësuar pa pik transparence se kanë lidhje të vjetra. Komunizmi vërtet qëndron tek ju realisht… Goca filanit, motra filanit ehaaaaaaaa…”.

Por menjëherë ka reaguar Aulona, duke publikuar një pjesë nga kënga e Sindit me dy motrat e saj duke shkruar: “Dhe pasi kritikon tallavanë….. artistja në fjalë na prezanton me artin e vërtetë… me artin që duhet të përqafojmë dhe që duhet të na përfaqësojë nëpër evente.”
“Qesha shumë… pa ë normalisht se s’mund ti lejoja vetes të qeshja me ë, se un nuk jam artiste me vlera…”- shkruan sërish Aulona
