
Moderatorja Luana Vjollca është rikthyer ndryshe kësaj here në ekran, me një projekt të ri që i ka merituar duartrokitjet e të gjithëve.
Projekti i saj personal “Thuaje” ka si qëllim të ndërgjegjësojë dhe ngrejë zërin për të gjitha gratë që abuzohen, përndiqen, dhunohen apo ngacmohen seksualisht nga meshkujt.
Në këtë hapësirë, moderatorja ka gjetur rastin të tregojë edhe eksperiencën e saj personale që askush s’e kishte ditur deri më sot, pasi ky rast nuk ishte bërë publik.
Luana u shpreh se për 15 vite e kanë përndjekur 5 persona, madje la të kuptohej se njëri prej tyre ka tentuar të abuzojë seksualisht. Fatmirësisht moderatorja ka arritur të largohet në kohë dhe të shpëtojë.