Semi i thotë Donaldit:U gëzova që nuk e fitove Big Brotherin

Semi Jaupaj dy ditë më parë ishte e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj.

Këngëtarja dhe Donaldi kanë lënë pas hatërmbetjet që u krijuan pas romancës që ky i fundit nisi me Beatrix Ramosaj. Semi tha se i shkroi e para Donaldit sepse mori vesh që nuk ishte në gjendje të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

“Unë i shkrova. Dëgjova se ishte shumë keq. Po kalonte një periudhë të vështirë pas Big-ut. U bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan këtë njeri dhe nuk dua ta shoh keq. E pyeta ‘Si je’, po pastaj nuk pushoi më telefoni sepse vetëm më shkruante.“, tregoi Semi.

Ndërkohë ajo iu përgjigj dhe pyetjes ‘A u gëzua që nuk fitoi Donaldi?’ “U gëzova që nuk fitove ti. Nuk është se manifestova shumë fituesin por u gëzova që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar kush të donte, dhe ai kameramani, dhe vetëm ti jo.”, tha Semi.

Kujtojmë që rregullimi i raportit mes dy ish banorëve të BBV vjen në një kohë kur Donaldi dhe Bora përfliten se janë rikthyer bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME