
Futbollisti serb, Marko Gobeljić dhe bashkëshortja e tij këngëtarja Katarina Grujić kanë kurorëzuar ditën e sotme dashurinë e tyre me martesë. Këngëtarja ka zgjedhur stilistin kosovar Valdrin Sahitin për fustanin e nusërisë. Sipas mediave serbe burime pranë këngëtares kanë konfirmuar se fustani i nusërisë ka kushtuar 20 mijë euro.
Mediat serbe kanë shkruar dhe për punën e stilisti kosovar ku ndër të tjera kanë përmendur se ai është stilist i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.