
“Heart Attack” është bashkëpunimi më i ri i Noizy-t dhe Loredanës, që në fakt vetëm në 15 orë ka arritur të grumbullojë plot 1 milionë klikime në Youtube. Këtë gjë e bëri me dije dhe Noizy, i cili falënderon fansat e tij dhe të Loredanës.
Por reperi nuk ndalet këtu. Noizy ka thumbuar bashkëpunimin e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit që titullohet “Pare”.
“Heart Attack” dhe “Pare” u publikuan në Youtube mbrëmë dhe kanë thuajse të njëjtat klikime.
Por Noizy ka hedhur dyshime të forta se klikimet në këngën e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit janë të blera.

