A janë paratë arsyeja e ndarjes së Shakirës dhe Pique?

Që prej ndarjes së dyshes, Shakira dhe Gerard Pique historia ka patur versione të ndryshme të ndarjes pasi shfaqen teori të reja, më e fundit në lidhje me paratë.

Shumë nga sugjerimet e deritanishme kanë qenë se rrënja e ndarjes së tyre mund të ketë qenë tradhtia, nga ana e futbollistit.

Arsyeja e ndarjes ishte ekonomike, siç deklaroi gazetari spanjoll Kike Calleja.

Ish-kunati i këngëtares na siguron se ai e di të vërtetën. Roberto Garcia, ish-i dashuri i një prej motrave të Shakirës, tha për median spanjolle “EsDiario” se problemet mes çiftit filluan për para.

Garcia tha se Gerardi i kërkoi nënës së fëmijëve të tij një kredi në mënyrë që ai të mund ta investonte atë në biznese të tjera. Megjithatë, këngëtarja refuzoi të huazonte paratë, sepse prindërit e saj i sugjeruan që ajo të mos e bënte këtë.

“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përziejnë paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%,” tha Roberto Garcia.

Roberto pohon gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej.

“Shakira u fiksua pas Pique sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME