
Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’Puthen”. Shpesh herë ajo ka dalë në deklarata të ndryshme ku është shprehur se në emision nuk është ndjerë mirë nga ana emocionale. Por fama e arritur nga programi e ka bërë Sindin shënjestër të komenteve nga publiku. Në një Q&A në Instagram ish-konkurrentja nuk i ka kursyer përgjigjet duke nisur debate me fansat e saj. Ka komente të shumta ku thuhet se famën që ka, arriti ta merrte nga programi pasi ndryshe nuk do të ishte e njohur sot.
Një ndjekës i ka vënë në dukje gjatësinë e saj, ndërsa Loci e ka marrë më shumë sportivitet duke iu përgjigjur se ka një gjatësi me Kim Kardashian, e cila sot konsiderohet si femra më seksi.

