Erioni thyen heshtjen, tregon arsyet e ndarjes me Mikelën

sh-konkurrentët e “Për’puthen 3”, Mikela Pupa dhe Erioni, janë çifti i tretë të cilët dolën të deklaruar nga programi.

Por mesa duket kjo dashuri nuk zgjati shumë pasi dyshja i dha fund lidhjes duke mos dhënë shpjegime për arsyen e ndarjes.

Erioni na i ka treguar të gjitha gjatë një interviste për “Prive”, duke nisur nga arsyet kryesore që çuan në prishjen e raportit të tij me Mikelën. Edhe pse të ndarë Erioni u shpreh se ai dhe Mikela nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë 100% të ndarë.

“Ka pasur shumë edhe nuk është se jemi marrë me përgjigjen pasi e kemi pak të vështirë ta pranojmë diçka që është e vërtetë. Arsyeja pse u prishën marrëdhëniet, u ftohën, ishte kryesisht distanca. Ajo ishte e angazhuar më shumë në Shqipëri në pjesën jugore, unë në Kosovë. Distanca bëri të vetën. Për sa kohë ishte, ishte diçka shumë e bukur. Sa herë që pyetemi, siç ndihem unë por edhe në bazë të përgjigjeve të asaj, nuk pranojmë 100% që çdo gjë ka marrë fund. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin si shokë”- u shpreh Erioni.

I pyetur nëse ka pasur sherre mes dyshes, Erioni ka pranuar se dhe sherret e ashpra janë në “listën” e arsyeve të ndarjes.

“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”- rrëfeu Erioni.

E ndërsa për këngën e tij të re të titulluar “Mirela”, ngjashmëria e të cilës me emrin e Mikelës është e vështirë të mos vërehet, Erioni mohoi gjithë zërat se është dedikim për të dhe se i ka ndryshuar titullin pas ndarjes.

“Pak si e vështirë ta besosh por që ishte rastësi sepse ka qenë një projekt i filluar prej dy vitesh edhe në momentin që e kam dëgjuar pak, e kuptova që është për mua. Tani për titullin thanë titulli quhej “Mirela” dhe më pëlqeu shumë dhe kështu e lashë.”– tha Erioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME