
“Big Brother Vip” do të vijë tashmë dhe në Kosovë pas marrëveshjes së arritur mes “Banijay Rights”, “Artmotion” dhe “KlanKosova”. Tashmë puna ka nisur në të gjitha aspektet dhe premiera e parë e spektaklit pritet të jetë në vjeshtë. Moderatori i njohur Alaudin Hamiti është zgjedhur si prezantues i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Në postimin e tij të fundit ai ka zbuluar shumën e parave që do marrë me vete fituesi i këtij edicioni të parë në Kosovë. Bëhet fjalë për jo më pak e as më shumë se 200 mijë euro të cilat do t’i dorëzohen fituesit.

Ndërkohë mbeten akoma të zbulohen emrat e pjesëmarrësve të cilët do garojnë për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh. Detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma por priten të njoftohen shumë shpejt.