Këngëtari i njohur kërcënon publikisht Elvana Gjatën

Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”, vazhdon të përflitet për trazirat që shkaktoi në “Sunny Hill”. Shemsi ka tentuar të këndojë në skenën e festivalit këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ka qenë i ftuar. Ai ka hedhur akuza të rënda kundrejt Dukagjin Lipës dhe Përparim Ramës, por nuk e ka lënë me kaq.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari ka kërcënuar rëndë dhe Elvana Gjatën pasi këndoi ‘Mora fjalë’.

“Unë di me u ba edhe i keq”, tha ai duke e kritikuar këngëtaren se nuk e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival,

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.

Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

 Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME