
Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar për martesën e tyre e sidomos së fundmi. Në profilet e tyre në Instagram, ata i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin-duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.
Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, ose të paktën jo haptazi. Nuk kemi patur asnjë lloj konfirmimi nga dyshja, por Afrona vazhdon të thumbojë Bleron në rrjetet sociale.
Disa ditë më parë ajo publikoi në Instastory një postim ku shkruhet: “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, duke vazhduar me mbishkrimin: “Kështu e ka jeta”.
Shprehja e Afronës duket se ka nxitur një reagim nga ana e Bleros, i cili është kundërpërgjigjur menjëherë. Përmes një postimi në Instastory, ai ka “thumbuar Afronën dhe ka shkruar: “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”.
