Fifi përplaset sërish me aktivisten e njohur, këtë herë sy më sy

Përplasja mes Fifit dhe Zhaklin Lekatarit bëri bujë të madhe duke u kthye rnë kryefjalën e atyre ditëve. Si duket Fifi nuk e ka lënë me kaq dhe akoma nuk i ka dalë inati me Zhaklinën pasi dyshja janë përplasur dhe njëherë në protestën e djeshme.

Fifi ishte organizatorja e protestës së mbajtur ditën e djeshme në Sheshin Nënë Tereza për të miturën e dhunuar. Por gjatë protestës Fifi u pa duke debatuar me njërën nga protestueset.

Protestuaja ishte duke folur për ngjarjen makabër, duke falenderuar si organizatore të tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain. Ky ka qenë momenti ku Fifi ka debatuar me tone të larta me protestuesen dhe më pas me Zhaklinën.

“Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dhe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu.”- ka thënë aktivistja, ndërsa Fifi i ka “treguar vendin” duke i thënë se ishte ajo që e organizoi protestën.

“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.”

 “Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Facebook (Bërtet)”, ka thënë Fifi.

Sigurisht që nuk mungoi përgjigjja nga ana e Zhaklinës e cila tha: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”.

Më pas Fifi ka theksuar se këto iniciativa janë bërë vetëm në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME