Gjiko nuk përmbahet: Më përgojuat emrin! Ma keni tmerruar familjen

Reperi i njohur, Gjiko ka bërë një reagim së fundmi lidhur me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua nga 5 persona.

Jo vetëm kaq por reperi ka edhe një mesazh për kritikat që marrin artistët lidhur me influencën që ata kanë tek të rinjtë.

 “Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë”.

Ai u ndal edhe te vetja e tij, ku theksoi se sërish i kanë përgojuar emrin.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falemnderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin cdo ditë. Drejtësia ka me fol”, vijoi ai.

“E vetmja arsye pse s’akm reaguar deri tash është sepse kam pasur frikë prej disa portaleve me ju jep material dhe ata me e shtrembëru titullin edhe me perfitu prej meje duke shpërndarë propaganda. S’kam dashur familjes sime t’i jap stres dhe ankth. Por ata ia arritën prapë, ma shqetësuan e ma tmerruan familjen me lajme fake, por qysh thotë populli, sabri e ka selametin”, theksoi Gjiko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME