
Ylli i “Titanic”, i cili njihet dhe del me gra vetëm deri në moshën 25 vjeç, ka thyer “ligjin” e tij dhe ka nisur një lidhje me modelen Gigi Hadid, 27-vjeç.
Page Six raporton se DiCaprio dhe Gigi Hadid tashmë nuk fshihen, teksa janë publikuar edhe fotot e para të çiftit të ri. Ndërsa Hadid ka qenë e zënë këtë javë, duke marrë pistën për Vogue Ëorld dhe duke marrë pjesë në çmimet e modës, ajo ka gjetur kohë për t’u takuar me partnerin e saj.
Dyshja — DiGi, ndoshta? – u panë duke u shoqëruar në një festë të organizuar nga shoku i DiCaprios, Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në Soho të shtunën mbrëma.

“Leo ishte me miqtë e tij djem dhe Gigi ishte me mikeshat e saj modele dhe të gjithë rrinin në një tavolinë”, thotë një burim duke shtuar më tej se grupi ka parë Dj e njohur Diplo dhe një performancë nga reperi Kodak Black.