Çdo ditë një tradhti e re, zbulohet pabesia e rradhës e Pique-s ndaj Shakirës

Që pas zbulimit të lidhjes me Clara Chia Martin, kanë dalë në dritë shumë tradhti të tjera të Gerard Pique-s ndaj Shakirës.

Paparaci sapnjoll Jordi Martin tashmë nuk është një emër i padëgjuar, pasi shpesh herë ka ndarë detaje të reja rreth ndarjes së futbollistit me këngëtaren.

Duket se gazetari i është vënë pas Pique-s dhe e ka ndarë mendjen të zbulojë për publikun të gjitha “prapësirat” e tij ndër vite.

Së fundmi Jordi Martin, ka deklaruar se mbrojtësi i Barcelonës e kishte tradhtuar këngëtaren në vitin 2012 me modelen izraelite Bar Refaeli.

“Pas një kohe të gjatë, ata më në fund kanë qenë në gjendje të konfirmojnë atë që dikur ishte një sekret i hapur.

Pabesia e supozuar e Pique me Shakirën dhe Bar Refaelin në vitin 2012.

Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi për shumë vite dhe munda të konfirmoj se kjo ishte arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë.

Këtë informacion ia kalova Shakirës përmes të besuarit të saj, i cili u habit,”-u shpreh Jordi.

aga e tradhtive të Pique-s duket se nuk mbaron me kaq. Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pique e ka tradhtuar, autoren e hitit “Te Felicito”.

Një nga tradhtitë e para të futbollistit, sipas gazetarit spanjoll, ka qenë me Nuria Tomas.

“Sot është e martuar, sapo është bërë nënë, në kohën kur ishte beqare”, ka shpjeguar ai.

“Ai takim është bërë në banesën e Nurias, ka qenë në kampin e Kombëtares spanjolle, Pique ka shkuar në banesën e Nurias me një taksi, janë takuar për dy orë dhe është kthyer me kombëtaren.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME