
Harry Styles është kthyer në një “tabelë qitje” në koncertet e tij. Së fundmi këngëtari zhvilloi shfaqjen e tij të rradhës në United Center, Chicago. Mirëpo në këtë koncert atij iu “fluturua” një shishe nga publiku.
Ndërsa po fliste me fansat, siç bën në mënyrë rutinore gjatë gjithë koncerteve të tij, Harry është goditur me një shishe në zonën e tij intime. Momenti është xhiruar nga të pranishmit, duke u bërë viral më pas në rrjet.
Tanimë është bërë e zakonshme që artistët të jenë në shënjestër e këtyre incidenteve në shfaqjet e tyre, qoftë nga adhurimi apo mospëlqimi.
Pas incidentit, Styles tregoi menjëherë shenja shqetësimi, duke u përkulur përpara se të thoshte në mikrofon: “Tani kjo është për të ardhur keq”.