
Me fshirjen e postimeve të përbashkëta në rrjetet sociale, Robert Berisha la të kuptohet se është ndarë nga e dashura e tij, Laureta Maqedonci. Megjithatë asgjë nuk ishte e sigurt për marrëdhënien e tyre, nëse çifti i kishte dhënë fund apo jo, deri sa burime pranë tyre konfirmuan se Roberti dhe Laureta nuk janë më bashkë.
Por një postim i fundit i Robertit në rrjetet sociale, po i bën lëmsh të gjithë.
Moderatori ka publikuar një foto i kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetitn, duke mos i bërë as ‘tag.’ Megjithatë ajo që merr më shumë vëmendje është mbishkrimi: “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).” Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat, dhe i ka shkruar në kapitale. Nuk dihet nëse “L”, i referohet Lauretës, dhe kjo mbetet për t’u parë. Theksojmë se modelja është ende e distancuar nga rrjetet sociale, pasi çaktivizoi llogarinë e saj pas ndarjes nga Roberti.
