
Beniada Nishani ka qenë nën tituj rozë për romancën e saj me Blert Hajdarin, ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit.
Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.
Së fundmi, ka qenë moderatorja vetë e cila ka ndarë një imazh të partnerit të saj (të pakonfirmuar sigurisht).

Më saktë Beniada ka ndarë një video të shkëputur nga puntata e mbrëmshme e “Procesi Sportiv”, ku i ftuar ishte edhe Blert Hajdari.
Kujtojmë që më herët në emisionin që ajo vetë e drejton, Beniada Nishani u vendos në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e pyetën nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.