
Ditën e djeshme më anë të një postimi në Instagram, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik njoftoi lajmin e trishtë që daja i tij kishte ndërruar jetë.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës pasi më herët daja i reperit ndodhej në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:40, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, një i burgosur është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij.
“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.
Pas këtij lajmi janë hedhur dyshime edhe për vetëvrasje por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga organet përgjegjëse.