Noizy kërkesë Luana Vjollcës: Ju doni vetëm sherre, hiqe foton time nga emisioni

Noizy ka bërë një reagim në lidhje me sfidën “Paintball” në emisionin “Zemër Luana” ku të ftuar ishin MatoLale dhe Marin. Reperët nuk kursyen aspak të qëllonin mbi foton e Noizy-t, ku edhe lëshuan disa komente negative për të.

Mirëpo, Noizy ka publikuar një foto në Instagram, ku ka një kërkesë për Luana Vjollcën. Reperi kërkon që moderatorja t’ia heqe foton nga programi i saj. Më tej, ai shkroi se emisioni i Luanës kërkon të prodhojë sherre mes reperëve si dhe në fund shtoi se nuk është në garë me më të vegjëlit.

Një ndër pyetjet që iu bë reperëve në emision ishte: Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?

Menjëherë MatoLale qëlloi foton e Noizy-t me breshëri ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Marini.

“Po ia fute mikut tim, je edhe armiku im!”, tha Marini ndër të tjera.

Jo vetëm kaq por MatoLale i bëri një ‘diss’ edhe Varrosit: O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME