Dy ish-konkurrentet e emisionit të dashurisë bashkë në një tjetër reality-show?

Sa më shumë afrohet data e nisjes së sezonit të dytë të “Big Brother Vip”, aq më shumë shtohet edhe kurioziteti për të mësuar banorët që do të bëhen pjesë e aventurës mbi 100-ditëshe. Prej kohësh tashmë kanë nisur dyshimet për emrat e parë që do të bëhen pjesë dhe dita-ditës qarkullojnë emra të rinj që pritet të bëhen pjesë e reality-show-t.

Së fundmi listës së emrave që janë përfolur si banorë të “BBV2”, i shtohen edhe dy ish-konkurrente të “Për’puthen”, Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa.

Sipas “Kryefjala.com” dy shoqet e ngushta i kanë thënë “po” ftesës së produksionit.

Ditën e djeshme u raportuar gjithashtu se aktori i njohur Amos Zaharia dhe Dj Adam Reevs, emri i vërtetë i të cilit është Ilir Memushaj, do të jenë dy banorë të tjerë që do t’i bashkohen kastit të konkurrentëve të “Big Brother Vip 2.” Nga vetë artistët nuk ka ende asnjë reagim, megjithatë edhe pak ditë kanë mbetur që gjithçka të konfirmohet. Kjo pasi spektakli do të nisë këtë të shtunë, 24 dhjetor, siç është konfirmuar edhe nga vetë produksioni.

Kujtojmë se ish-partnerja e Amos Zaharias, Gigliola Haveriku, është bërë pjesë e të njejtit format në Kosovë. Deri më tani ajo është banroja e fundit që i është bashkuar “Big Brother Vip Kosova.” Ndërkohë sa i përket sezonit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, emrat që janë përfolur deri më tani si konkurrentë janë, Kiara Tito, Albi Nako, Jori Dielli, Olta Gixhari, Tea Trifoni dhe Eva Aliko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME