Bes Kallaku ka diçka për të thënë mbi lajmet për ndarjen e tij me Xhensilen

I lanë të gjithë të thonin fjalën e tyre, për t’u shfaqur më pas së bashku në një koncert në Prizren. Me një puthje pasionante para të gjithëve, Bes Kallaku dhe Xhenisla Myrtezaj hodhën poshtë të gjithë thashethemet që kanë qarkulluar prej ditësh që dyshja ishin ndarë me njëri-tjetrin.

Aktori nuk e ka lënë me kaq këtë moment, duke bërë një tjetër reagim krahas videos ku shihet duke u puthur me Xhensilën në Instastory-n e tij.

Me një gjuhë të ashpër, Besi në një farë mënyre iu ka kërkuar të gjithëve të rrinë të qetë, pasi asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh me jetën e tij private.

“Çdo gjashtë muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”, thuhet në postimin e Besit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME