
Blero Muharremi nuk humbet kohë! Disa ditë pasi konfirmoi para të gjithëve ndarjen e tij nga Afrona Dika, ai ka nisur një lidhje të re dashurie.
Vetë artisti ka publikuar një foto duke u puthur me partneren e tij, fytyrën e së cilës e ka mbuluar me një emoji.

Më herët është raportuar se vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj.
Burime për “Prive” konfirmuan gjithashtu se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.