Kejsi i përgjigjet për herë të parë Stresit!

Gjatë gjithë eksperiencës së tij në “Big Brother Vip Kosova” Arkimed Lusha e ka përmendur pafund ish-partneren e tij, Kejsin. Nga historia me të, tradhtia e deri tek sëmundja e saj, reperi nuk ka lënë gjë pa treguar publikisht.

Deklaratat e tij jo pak herë kanë shkaktuar zhurmë në rrjet, ndërsa tani është rradha e Kejsit të thotë dicka. Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it, ish-partnerja e Stresit ka reaguar me anë të një video-mesazhi, ku ndër të tjera i ka kërkuar me ngulm Arkimedit të respektojë shëndetin dhe privatësinë e saj. Kejsi gjithashtu e ka motivuar reperin të vazhdojë deri në fund lojën.

“Përsa i përket marrëdhënies tonë, gjithmonë kam dëshiruar të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që çfarë kemi ne për të diskutuar mund ta flasim në privatësi kur ti të dalësh nga shtëpia. Të kam parë shumë të shqetësuar, kam qenë pjesë e jetës tënde kështu që do të më përmendësh, por janë disa tema që nuk dua të përmendën më. Shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të jap shpjegime. Do të kërkoja të respektonit privatësinë time. Arkimed kur të dalësh ta tregoj qejfin (duke qeshur), çfarë ke për të thënë t’i mbash për vete dhe t’i flasim kur të dalësh.

Edhe sikur gjithë Shqiptarinë ta kesh kundër mua gjithmonë më ke mbështetje. Për sa i përket marrëdhënies sonë, historikisht jemi përfolur por kurrë askush nuk e ka ditur të vërtetën. Vazhdoje lojën, luaje deri në fund unë të uroj fitore. Trego më të mirën tënde,”-u shpreh Kejsi gjatë fjalës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME