
Të martën, tre konkurrentë të rinj iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” për të ndryshuar ujërat e lojës.
Keisi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane ishin tre emrat që iu bashkuan banorëve të vjetër, duke “shqetësuar” disa prej banorëve e duke gëzuar disa prej tyre.
Vajza e Sabianit, Keisi Medini, u shpreh që në klipin prezantues se konkurrentja që simpatizonte më shumë ishte Kiara, duke u afruar menjëherë me të sapo hyri në shtëpi.
U duk sikur vajzat nisën një miqësi, mirëpo produksioni paska të tjera plane për Keisin.
Ajo është detyruar prej tyre jo vetëm të afrohet me Kiarën por edhe t’i bëjë pyetjen që do të prishë ekuilibrat e marrëdhënies së tyre: “Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”