
Personazhet e njohur të showbiz-it, nuk hezitojnë që në rrjetet e tyre sociale të tregojnë se për kë bëjnë tifo brenda “BBV”.
Edhe më herët Dafina Zeqiri tregoi se i preferuari i saj në “BBV” ishte Luiz Ejlli, ndërsa akoma vazhdon dhe tregon mbështetjen e saj për artistin nga Shkodra.
Së fundmi ajo ka publikuar një imazh të Luizit ku krahas shkruan: “Nëse do të jesh fitues, duhet të jesh sypatrembur si një luan.”
Duke marrë shembull Luizin ajo ka dhënë këtë mesazh për të gjithë.
