Ndryshimi drastik i këngëtares Adele ka bërë bujë të madhe në mediat e mbarë botës dhe është diskutuar gjatë.
Ajo ka humbur 44 kilogramë dhe pamja e saj i ka bërë kuriozë të gjithë, ndaj edhe kompani të njohura në botë kanë kërkuar ekskluzivitetin e imazhit të saj për të reklamuar produktet e tyre.
Mirëpo, burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo ka refuzuar shuma të mëdha, pasi nuk dëshiron të bëhet ‘klon i kardashianëve’.
Nuk dihet ende përse këngëtarja ka përmendur emrin e familjes së njohur, por gjasat janë që të jetë kundër mënyrës se si klani ‘Kardashian’ e promovon veten.

