SHOWBIZ

Adrian Bujupi dhe Jasmina “kapen” përsëri bashkë 

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin. Gjithë “zhurma” nisi kur Jasmina u shfaq në klipin e Bujupit dhe pastaj nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjet. Pavarësisht kësaj dyshja nuk i kanë konfirmuar këto zëra madje duke insistuar që janë vetëm shokë.

Por pamjet e postuara së fundmi nga festa e ditëlindjes së Sara Hoxhës tregojnë ndryshe. Ka qenë pikërisht Ledri i cili ka postuar një video të Ardianit i cili duket i shoqëruar me Jasminën dhe po e shijonin mjaft kohën me njëri-tjetrin.

Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun. Ajo nuk i mohoi shkëndijat më këngëtarin duke thënë se nuk kanë patur komplekse me njëri-tjetrin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top