SHOWBIZ

Adrola Dushi uron ish-partnerin për lidhjen e re me Fifin.

Modelja Adrola Dushi ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj private dhe profesionale.

Pasi tha se është single, Donald dhe Romeo Veshaj e ‘ngacmuan’ paksa modelen duke e pyetur nëse e ka uruar ish-partnerin e saj Adisin për lidhjen me Fifin.

Adrola nuk kurseu aspak urimin live për çiftin duke thënë: Jetë të gjatë dhe të lumtur.

Adrola dhe Adisi kanë patur një romancë së bashku vite më parë, ku më pas u ndanë. Madje, ata kanë dhe një djalë së bashku.

Mirëpo tashmë Adisi është në një lidhje me Fifin, ku postojnë shumë shpesh foto së bashku. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top